Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe është shprehur se bazuar në studimet e deritanishme, por edhe nga përvojat me epidemitë tjera, do të ketë një valë të dytë të COVID-19 dhe se për këtë institucionet shtetërore po përgatiten.
Në një konferencë për media, Filipçe bëri të ditur se autoritetet do të nisin investim të madh në sistemin shëndetësor dhe do të përforcojnë repartet për përkujdesje intensive në të gjithë vendin.
“Të gjitha studimet e deritanishme por edhe nga përvojat me epidemi tjera, jemi dëshmitarë për të dhënat që vijnë nga Kina, tregojnë që virusi me siguri do të ketë edhe një valë të dytë. Ne po përgatitemi për këtë komfor konsultimeve që kemi me shumë shtete dhe me OBSH-në. Do të nisim investim të madh në sistemin shëndetësor dhe do të përforcojmë repartet për përkujdesje intensive në të gjithë vendin. Po përgatitemi për valën e re në vjeshtë dhe do ta presim më të përgatitur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Do të pajisim të gjitha repartet intensive me aparaturë moderne me krevate, respiratorë, paratë për rëntgen dhe EKG dhe gjithçka tjetër”, pohoi Filipçe.