Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Vodëz të Njësisë Administrative Lumas.
Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrëfikës nga qyteti i Kuçovës, banesa është shkrumbuar totalisht.
Shërbimet zjarrëfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit në një kohë rekord por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur.
Përpara mbërritjes së zjarrëfikësve banorët kanë nxjerrë mes flakëve pa asnjë lëndim babain e moshuar të Skënderit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit e energjitik të amortizuar dhe të vjetër. Familjarët kanë bërë apel për ndihmë pasi nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë banesa dhe janë djegur të gjitha orenditë dhe veshjet.