Mund të habiteni, por këpucët e para për të dyja këmbët, të djathtën e të majtën, janë prodhuar për herë parë, më 20 maj 1310. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato, një ditë në këmbën e majtë dhe një ditë në këmbën e djathtë, që të konsumoheshin të dyja njëherësh.
Mendohet se këpucët e para, janë ato me lëkurë kafshësh, që nga koha e akullnajave kur njerëzit, thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.
Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8,000 p.e.s, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme, ishin në modë nga shekulli XI deri XV.
Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.
Në kohët biblike, një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë, një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën, burrit të saj, në ceremoninë e dhënies së këpucës – ati i nuses, ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte asaj, e cila e mbante për të treguar se tani e tutje, ajo i përkiste burrit.
Sot në SHBA, këpuca në miniaturë ose edhe reale, lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij, si simbol i ndërrimit të kujdestarit.
Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati, për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.
Në Hungari, dhëndri ngre një dolli për nusen, duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.
Muzeu i këpucëve gjendet në Toronto, Kanada, si i vetmi muze i këtij lloji në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë.
Në këtë muzeu, do të gjeni këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.