21.05.2020 - 08:48
Qyteti bregdetar është përfshirë nga stuhia dhe reshje të dendura shiu gjatë natës.
Raportohet se disa rrugë janë përmbytur si ajo e Kënetës, Shkozetit, lagjia 1, lagjia 16, lagjia 18 apo zona e stadiumit ‘Niko Dovana’.
Po ashtu edhe shëtitorja bregdetare ‘Taulantia’ është e pakalueshme prej shiut dhe ujit që tashmë ka vërshuar në Durrës.