MENU
klinika

Projektligjet që pritet të miratohen

Kuvendi në seancë. Shqyrtohet veprimtaria vjetore e disa institucioneve të pavarura

21.05.2020 - 09:18

Kuvendi pritet të shqyrtojë sot në Seancën Plenare disa projektligje si dhe veprimtarinë vjetore të disa institucioneve të pavarura.

Sot në Kuvend do të shqyrtohet Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2019.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të ERRU-së për vitin 2019 di dhe raportin e veprimtarisë vjetore të KQZ-së për vitin 2019.

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë sot projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë projektligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”’.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 85/2017 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 86/2017 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare” të ndryshuar””.

Gjithashtu pritet miratimi/njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 25 maj – 3 korrik 2020 si edhe miratimi/njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 maj – 12 qershor 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti paraprak i plotë - Konkluzionet e ‘Venecias’

‘KED shkeli ligjin, interpretimi i Presidentit i arsyeshëm’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!