MENU
klinika

Zgjerimi i hendekut të shkallës së arsimimit

UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor

21.05.2020 - 09:22

Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri), pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor, tha të mërkurën Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990. Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë, raporton AFP.

“Zhvillimit njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura – mund të ndryshojë këtë ritëm”, tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.

UNDP vlerëson se të ardhurat globale për kokë banori, pritet të bien katër për qind në vitin 2020, për shkak të pandemisë.

Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

“Rreth 86 për qind e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura”, tha UNDP.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit në botë janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve, që është regjistruar brenda një dite, tha agjencia e OKB-së. Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,931,057 persona. Prej tyre, 324,240 kanë vdekur dhe rreth 1,689,334 janë shëruar.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!