Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë, ku pas një sherri me thika kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa raportohet se kanë plagë të shumta në trup.
Sipas burimeve, të plagosurit janë Serdar Tali, 30 vjeç dhe Elgert Gjoni, 28 vjeç
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
30 vjeçari Tali ka marrë goditje në shpatull, ndërsa Gjoni është në gjendje të rënduar shëndetësore pas goditjeve të shumta që ka marrë në bark.
Personat kanë lidhje familjare mes tyre pasi Gjoni është burri i motrës së Serdar Talit.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.