MENU
klinika

Premier League

Frikë nga infektimi, lojtarët nuk stërviten në grup

21.05.2020 - 14:43

Skuadrat e Premier League angleze janë kthyer në stërvitje për rinisjen e mundshme të kampionatit, por ka nga ata lojtarë që kanë refuzuar të zbresin në fushë. Rasti më i fundit është ai i mesfushorit të Chelsea, N’Golo Kante, i cili nuk është bashkuar me skuadrën pasi ka frikën e infektimit nga Covid-19.

Konfirmimi pozitiv i mbrojtësit të Watford, Mariapp, ka shkaktuar shumë zhurmë në ambientin sportiv në Angli. 33-vjeçari nuk e ka besuar lajmin për infektimin  me virusin, të cilin pohon se nuk e di se ku e mori: “Kam respektuar rregullat. Daljet nga shtëpia kanë qënë fare të pakta dhe nëse nuk do të bëja testet nuk do e mësoja se e kam”.

Kjo ka detyruar lojtarë si Kante që të shmangin stërvitjet ekipore. Kjo është mirëpritur nga ana e klubit që nuk kërkon të bëj presion ndaj lojtarëve të tij. Këtë linjë ka mbajtur edhe trajneri i kryesuesve aktual të Premier League angleze, Jurgen Klopp.

Tekniku i Liverpool pohoi se askush nuk ka të drejtë që t’i detyrojë lojtarët që të zbresin në fushë dhe përjashtim nuk bëjnë as ato “The Reds”. Skuadra e kuqe është ndarë në grupe sipas reparteve që mbulojnë në fushën e blertë, një ide e zgjuar kjo nga ana e stafit të Liverpool që kërkon përqendrim maksimal dhe stabilitet nëse Qeveria Britanike vendos të rikthejë futbollin në ishull.

Vendimi nga qeveria e drejtuar nga Boris Johnson pritet të vijë në javën e ardhshme, me opsionin më të mundshëm për rifillimin e kampionatit që mbetet data 20 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha e kufizuar, Premier League bëhet gati

Dy datat e mundshme të rinisjes së Premier League


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin