22 maji, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të përkujtuar 22 majin e vitit 1992, kur u miratua teksti i Konventës së Biodiversitetit në të cilën edhe Shqipëria është palë.
Në kuadër të kësaj dite, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa nga pasuritë natyrore në vendin tonë ku shquhet për larmi të peizazheve e atyre biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitet të lartë në Europë.
Zonat e mbrojtura, tashmë janë habitate të qeta dhe të sigurta, ku fauna shtohet e pasurohet në vazhdimësi. Ligatinat bregdetare dhe liqenet brenda vendit janë zona veçanërisht të rëndësishme për dimërimin e llojeve migratore.
Janë rreth 70 lloje shpendë uji me një popullatë prej 180,000 individësh që dimërojnë në këto zona. Të paktën katër prej tyre (Karavastaja, Narta, Shkodra dhe Ohri), konsiderohen si zona me rëndësi ndërkombëtare për shpendët e ujit njohur si IBA (Zona të Rëndësishme për Shpendët), apo zonat Ramsar, me më shumë se 20.000 lloje shpendësh uji për një zonë.
MIRËMËNGJES?me disa nga pasuritë natyrore në Shqipëri ??#DitaBotëroreeBiodiversitetit?
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 21. Mai 2020
Por, vendosja e moratoriumit të gjuetisë ishte një iniciativë që me gjithë qëndrimin kundër të gjuetarëve e rriti ndjeshëm numrin e kafshëve të egra apo zogjve shtegtarë, madje edhe të atyre në rrezik zhdukjeje në Zonat e Mbrojtura, duke sjellë në vendin tonë disa nga llojet e shpendëve më të rrallë në botë.
Listës së shpendëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, iu shtua edhe 1 lloj i ri: pelikani rozë (Pelecanus onocrotoalus).
Pelikani rozë është një prej 8 llojeve të pelikanëve që ekzistojnë në botë dhe 1 prej 2 llojeve që hasen në vendin tonë, së bashku me atë që gjithkush e njeh: pelikanin kaçurrel (Pelecanus crispus) apo shpendin më të madh në botë të ujërave të ëmbla.
Si pasojë e moratoriumit të gjuetisë, në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë është rritur numri i shpendëve të ujit, ku flamingot i gjejmë në këtë park si asnjëherë më parë.
Shtim të llojeve të faunës së egër kemi edhe në Kune-Vain; në Liqenin e Shkodrës, në Nartë, Butrint, Orikum, Patok, në Karpen, Seman dhe në liqenin e Tiranës.
Pasuritë natyrore, bukuria e krahinave dhe pyjeve shqiptare janë kthyer edhe në një atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj ku kanë mundësi të vëzhgojnë kafshë dhe shpendë të rrallë qëllon t’i hasësh në përditshmëri.