MENU
klinika

"E vendos populli"

Parti të re? Edmond Budina i përgjigjet Ramës: Nuk e vendosim ne

22.05.2020 - 20:21

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Edmond Budina komentoi sot nga sheshi i protestës, deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ai me të vëllanë do krijonin një parti të re, bashkë me Presidentin.

Ndërsa tha se ai vetë personalisht nuk kishte më ndërmend të merrej me parti, Budina pohoi se qeveria ka frikë nga populli. I takon pikërisht popullit, shtoi ai, të vendosë nëse kjo lëvizje do kthehet apo jo në një parti.

“Më duket se sheh ëndrra me ankthe ai, se për 20 vite shihte si do e prishte teatrin, këto tani janë frikë e re dhe brockulla që ai i di nga i gjen. Ai ka frikë se e sheh rezistencën qytetare. Për një orë shih sa njerëz që u mblodhën tani. Këta e kanë kthyer atë parlament në tallava, cështje personale. Një parlameënt që merret me thashetheme, vetëm ritmi frenetik i duartrokitjevë të kongreseve të partisë i mungon.

Unë e di që kam qënë anëtar i Partisë së Punës dikur, dhe kjo është zgjedhje personale, por të merret një parlament i tërë me thashetheme më vjen sa për të qarë dhe për të qeshur. Është aktor i dobët (Rama) e pashë dhe mbrëmë. Po e shohin se populli po ngrihet?

Nëse do krijohet parti, atë nuk e vendosim ne por vetë populli. Ne duam të sjellim një mundësi të re, që partitë të mos jenë sekte të mbyllura ku vetëm shefi, kryetari vendos për fatet e popullit, ku shitet e blihet trualli vendit. Jemi këtu për të sjellë një mendësi të re. Jam i bindur që këto protesta do çojnë ujë në mullirin e më të mirës për Shqipërinë. Këta nuk kanë asnjë ndjesi. Ai thotë e kemi zaptuar ne TK, ne kemi që më 24 korrik këtu. Gënjeshtrat e i ka të vetat ai. Atë natë që erdhën për ta prishur në majë kishim vënë Flamurin Kombëtar. Fadromat varrosën Flamurin Kombëtar. Ne kemi video se si dy të rinj e nxorën nga rrënojat atë flamur, kuptoni sa ju intereson këtyre atdheu?!”,- tha Budina.

Regjisori Edmond Budina i qëndroi sërish mendimit të tij se ka ardhur koha që Parlamenti të shpërndahet. Ai tha se vendimi i takon Presidentit Meta.

“Se cdo të bëjë Presidenti është pun e tij, të ndërgjegjësohet populli në radhë të pare. Por unë mendoj që ky Parlament është qesharak, duhet të shpërndahet! Se cdo bëj Presidenti kjo është puan e tij. Mua as më shkon nëpër mend të merrem me parti. Këta të sektit të Rilindjes janë gënjeshtarë të mëdhenj.

Ai u shpreh i indinjuar edhe për faktin që kryeministri i Rama e përmendi atë dhe të vëllanë, duke i etiketuar si “Budina i madh dhe Budina i vogël”.

“Vëllezërit Budina nuk janë marrë as me shitje ikonash, as me drogë, as kanë vila, nuk e di ce ka zënë me këta vëllezërit. Ne jemi dy qytetarët që kemi një mendim të përbashkët. Mëllefi i tij duket i thellë. Unë se kam përmendur ndonjeherë as familjen e tij, edhe kur atë e kanë sharë nga familja e kam disgustuar atë”,- tha Budina.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!