MENU
klinika

Detajet

1 mln USD mashtrim, pranga biznesmenit dhe 3 grave

04.10.2018 - 14:12

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtrimit më vlerë dëmi 1 milion dollarë.

Sipas të dhënave zyrtare, pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë.

Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare.

Ndërsa janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë si më poshtë:

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B., 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim.

Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës