24.05.2020 - 11:14
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm me rastin e Festës së Fitër Bajramit, të gostisë me ëmbëlsira pjesëtaret e Policisë së Kosovës, që qëndrojnë pranë shtëpisë së tij.
Siç shihet në foto, Haradinaj iu shërben punonjësve ëmbëlsirat.
“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdo herë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.