MENU
klinika

Ç'do të ndodhë me transportin publik dhe plazhet?

Rama: Nga 1 qershori hapen të gjithë kufijtë tokësorë

24.05.2020 - 19:36

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live ka folur për lehtësimin e ri të masave që do të nisi nga 1 qershori.

Ai ka thënë se duke filluar nga data 1 qershor do të hapen të gjithë kufijtë tokësorë për të gjithë shqiptarët.

“Lexoj plot që mallkojnë për fashat orare. E gjithë dinamika e kësaj lufte do të jetë betejë e përditshme e të gjithëve. Faza 2 nisi me lehtësime, me fashën të hequr në zonat e gjelbërta dhe me fashë të zgjeruar në zonat e kuqe. Nuk është virusi që del më i armatosur të shtunën e të dielën, por jemi ne që lëvizim më shumë në fundjavë.

Nëse sot e hedh ujin përpjetë duke përqeshur sepse i duket sikur e tëra ishte kot përderisa nuk numëruam mijëra të vdekur, e vërteta është se ne bëmë ato që bëmë nuk patëm vuajtje të tmerrshme si popujt e tjerë.

Plot më tregojnë Suedinë dhe komplotin e Bill Gates për t’i futur laçianëve dhe myzeqarëve çipin për t’i përgjuar. Suedia ka numrin më të madh të vdekjeve për 1 milion banorë. Kanë filluar pretendimet se bota qenka hapur dhe vetëm Shqipëria rri mbyllur. Na doli së fundmi se tërë turmat e paskan patur hallin te teatri. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot.

Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë, por duhet të marrim miratim nga vendet që kemi lidhje direkte në transportin ajror. Ne mund të hapemi me ato por jo ato me ne. Deri në 15 qershor Shengeni është i mbyllur. Në luftën globale me armikun e padukshëm kemi bërë një histori suksesi që do të mbahet mend. Virusi nuk ka ikur dhe rreziku i një vale të re infektimesh nuk është imagjinare.

Duke nisur nga 1 qershori do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët për të gjithë shqiptarët. Do t’u bëjmë thirrje për kujdes”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se nga data 1 qershor plazhet do të hapen por vetëm për hotelet. Ndërsa qytetarët e tjerë do të mund të frekuentojnë lirisht plazhet pas datës 10 qershor.

Rama tha se këtë vit plazhet do të jenë të zbrazura nga shezlonget dhe çadrat me pagesë.

“Këtë javë ne mbyllim edhe sistemin administrimit të plazheve. Parimin e rënës se xanun me çadra e shezlonge do ta ndëshkojmë. Ne do t’i hapim nga një qershori vetëm për hotelet, dhe pas 10 qershorit për të gjithë. Ne duam që hoteleria shqiptare të punojë dhe të mos konkurrohet në mënyrë të padrejtë. Ne duam që shqiptarët që shkojnë në plazh, ta kenë këtë mundësi dhe askush të mos i vendosë taksën e të fortit. Shumë kush ka filluar ta tallë armikun e padukshëm, por rreziku mund të jetë katastrofik”, u shpreh Rama.

Rama ka thënë gjithashtu se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve të orarit për Tiranën dhe zonat e tjera të kuqe, por fundjava do të mbetet pa makina edhe për dy të shtuna të tjera.

Gjithashtu Rama është shprehur se deri në fund të muajit do të jetë gati strategjia e re për transportin publik, ndërsa linjat e transportit do të fillojnë të hapen një e nga një.

“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve dhe orareve në Tiranë dhe zonat e tjera të kuqe, por fundjava pa makina do të mbetet edhe për dy të shtuna. Deri në fund të muajit ne do të kemi strategjinë e re për transportin publik, dhe do t’i hapim një e nga një linjat e transportit duke patur edhe si garant shtetin për kontrollimin e masave”, tha Rama.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!