MENU
klinika

Arsyet

OBSH pezullon testimin për ilaçet e malaries

25.05.2020 - 21:10

Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hidroksi-klorokuina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Presidenti amerikan ka thënë se po e merrte ilaçin për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, brenda procesit të testimit “Solidaritet”, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar“, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit – një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.

OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokuinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike.

Duke folur së bashku me zotin Ghebreyesus, Mike Ryan, drejtues i programit të emergjencave të OBSH-së, tha se vendet duhej të punonin për t’u siguruar që të mos kishte kulmim të dytë të menjëhershëm të virusit. Ai tha se vendet do të duhej të krijonin strategji gjithëpërfshirëse për të siguruar një trajektore në rënie të rasteve me COVID-19./VOA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!