26.05.2020 - 10:49
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur sot se në kalatat portuale vijon pa ndërprerje procesi i përpunimit të anije.
“14 073 tonë mallra të ndryshme janë duke u përpunuar me 7 anijet tregtare që ndodhen të ankoruara në portin më të madh në vend, ndërkohë që dy të tjera ndodhen në radë në pritje për t’u përpunuar”, – thekson APD.
Sipas APD-së mjetet ndihmëse dhe ekipet e ngarkim-shkarkimit, vijojnë operacionet portuale, me kujdes të shtuar të sigurisë shëndetësore.
Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë përpunuar 48 anije me 38 325 kontejnerë (TEU) gjithsej.