Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për hapjen rrugë të formimit të qeverisë së re.
Haranidaj shkruan në facebook se të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij, dhe se duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë.
“Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.”