MENU
klinika

Një roman kundër tiranisë

Libri i Kadaresë për të cilin autori pothuajse u arrestua

29.05.2020 - 10:56

Gjatë komunizmit shqiptar, për fat të keq në letërsi kami pasur një desidencë të dobët. Përveç një figure, shumë të dyshimtë në të bërit desidencë, që ishte Kasem Trebeshina, sot që demokracia po rrit të brishtë filizin e vet, është e vështirë të gjejmë një tjetër autor të tillë.

Me këtë vështirësi, në morinë e veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, veçojmë veprën e shkruar në vitet e fundit të rregjimit, “Pallati i Ëndrrave”. Sipas kritikëve, ajo është një ndër veprat më të arrira të autorit, shkruar mbi bazat e modernizmit. Po të lexojmë “Procesi” të Franz Kafkës, shohim një ngjashmëri stilistike e cila bën që me të drejtë Kadare të cilësohet si “Kafka i Ballkanit”.

Ballina e një prej botimeve të librit, Shtëpia Botuese “Onufri”
Në “Pallati i Ëndrrave”, Mark-Alemi, protagonisti kryesor i romanit, hyn për herë të parë në Tabir Saraj (Pallati i Ëndrrave në turqisht), që ishte një institucion i Perandorisë Osmane që merrej me gjumin dhe ëndrrat. I zbehtë dhe gjysëm i shkretë, ky pallat duket drithërues, por megjithëkëtë, Mark-Alemi synon karrierën dhe nuk e vret shumë mendjen për këto detaje.

Falë familjes, Mark-Alemi arrin të hyjë në departamentin e rëndësishëm të seleksionimit dhe interpretimit të ëndrrave. Prej këtu, falë punës së palodhur, ai do ia dalë të ngjitet deri në majë të hirearkisë ku merrej me “Ëndrrën e Madhe” që i ofrohej sovranit.

Duke e parë veprën në kontekstin historik dhe duke e lidhur me kohën në të cilën autori e shkroi, do të zbulojmë disa nënshtresime kuptimore të ndërtuara nëpërmjet alegorisë dhe metaforave. Ato, në të vërtetë, janë shenja orientuese të cilat e çojnë lexuesin e vëmendshëm nga Perandoria Osmane në Perandorinë Diktatoriale të shtetit komunist, plot me dosje, izolim, kritere bazë, larje truri e të tjera.

Për këtë vepër, Ismail Kadare u thirr në Komitetin Qendror dhe u mor në pyetje si dhe u kritikua nga Lidhja e Shkrimtarëve, duke ndodhur pak a shumë njëlloj si me rastin e librit tjetër, tepër të luftuar për kohën, “Dimri i vetmisë së madhe”.

Siç edhe vetë Kadare thotë, “Pallati i Ëndrrave” është një roman kundër tiranisë.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët