MENU
klinika

Një mësim nga Makiaveli

Është më mirë të të DUAN apo të të kenë FRIKË?

29.05.2020 - 11:00

Ne veprën e tij monumentale “Princi”, Nikolo Makiaveli thekson se studimi i historisë është jetik për ecurinë e individit në karrierën politike.

Është i logjikshëm fakti se libri i Makiavelit, “Princi”, nuk mund të dilte kurrë në dritë pa vullnetin e çeliktë dhe pasionin e thellë të Malikiavelit për studimin dhe leximin e historisë antike mesdhetare, aktorët e së cilës, fiorentini thatanik i përdori si shembuj të mësimeve të tij për politikën tek “Princi”.

Në kapitullin XVII të veprës së tij, për të shpjeguar pyetjen (që në opinion tim është më intriguesja në të gjithë veprën) nëse është më mirë liderin, ta duan apo ta kenë frikë, Makiaveli përdor si shembull nga antikiteti Hanibal Barkën.

Hanibal Barka
Sigurisht që për Makiavelin, të dyja është mirë, por meqë është e vështirë t’i kesh në të njëjtën kohë lideri është i detyruar të zgjedhë njërën

Po çfarë mund t’iu mësojë Hanibali lidërve politikë?

Ai e merr si shembull këtë gjeneral brilant, për të treguar se sa mund të hyjë punë mizoria. Diskutimi mbi mizorinë e Hanibalit është mjaft i drejtë.

Makiaveli porosit sundimtarët e Italisë se fama e mizorisë kur drejton një ushtri është mjaft dobiprurëse, pasi pa këtë nam askush nuk mund ta mbajë të bashkuar ushtrinë dhe ta prijë atë në luftë.

Dhe pikërisht një nga ndërmarrjet më të admirushme të Hanibalit ishte udhëheqja në tokë të huaj e një ushtrie të madhe, e cila përbëhej nga ushtarë të racave të ndryshme. Tani, pse Hanibali pati të gjitha ato fitore gjeniale dhe në asnjë rast nuk pati grindje mes ushtarëve dhe komandantëve?

Kjo sepse Hanibali shfaqi të gjithë mizorinë e tij. Historianët mendjelehtë, thotë Makiaveli, e kritikojnë Hanibalin për mizorinë e tij dhe në të njëjtën kohë i japin vlerësime të merituara për kreativitetin e tij brilant ushtarak, dhe dështojnë për të kuptuar se ishte pikërisht mizoria e Hanibali ajo që e mbajti ushtrinë kartagjenase në këmbë gjatë Luftës së Dytë Punike.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” vjen i restauruar për publikun

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen