MENU
klinika

‘Duhet shkarkuar menjëherë, të çohet para drejtësisë’

Paloka reagon ashpër pas videos së publikuar nga Ardi Veliu

29.05.2020 - 16:16

Partia Demokratike reagon pas deklaratës nga drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu për dhunën e ushtruar nga policia ndaj një adoleshenti, ku për të justifikuar sjelljen e djalit dhe incidentin, tregoi një video, të mamasë së tij, Zaida Çobo, e cila duket me një pistoletë në dorë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se kjo sjellje e Ardi  Veliut ishte një skandal i dyfishtë. Paloka thotë se Veliu duhet të shkarkohet dhe të shkojë para drejtësisë.
Sipas demokratit, nëna e 15-vjeçari është aktore dhe pamjet që ka paraqitur Ardi Veliu janë pjese të një filmi artistik.

REAGIMI I PALOKËS

SKANDAL i dyfishte!
Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!
Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”-ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!

Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shikoni mamanë e të miturit me pistoletë"

Dhuna e policisë ndaj 15-vjeçarit/ Ardi Veliu publikon videon…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!