MENU
klinika

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Zbardhet draft-opinioni i Komisionit në Venecias

29.05.2020 - 18:38

Komisioni i Venecias ka dërguar sot draft-opinionin lidhur me përplasjen mes Presidencës dhe Mazhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Venecias i jep të drejtë presidentit Ilir Meta për sa i përket aktit të tij në 5 Nëntorit 2019, duke pezulluar procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar me ligj.

“Pavarësisht se një pezullim i tillë nuk parashikohet me ligj, ai ishte një reagim ndaj një situate të pasigurisë juridike, e cila nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte kompetencën e tij të emërimit, që ai gëzon në bazë të Kushtetutës, dhe këtë e vërtetoi me emërimin e një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Kuvendit,” thuhet në draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

Nën këto rrethanat, logjika juridike e dispozitës përkatëse nuk u zbatua dhe duket se është e arsyeshme të pranohet emërimi me vonesë i një kandidati të dytë nga Presidenti.

“Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi të betohej gjyqtari që pretendohej se ishte paracaktuar nga aplikimi i mekanizimit zhbllokues,” konkludon Komisioni i Venecias.

Versioni përfundimtar i opinionit të Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në qershor të këtij viti. Ndërsa kujtojmë se në media paraprakisht është publikuar vetëm një paragraf nga raporti 22-faqe i këtij draft-opinioni. Ndonëse materiali është i ndaluar të shpërndahet publikisht.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!