MENU
klinika

"Goditje e rëndë për shëndetësinë"

SHBA i jep fund marrëdhënies me OBSH-në, BE mesazh Trump-it

30.05.2020 - 18:24

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza e cilësoi ndarje të rëndë vendimin e SHBA-së për t’i dhënë duart OBSH-së. Ai i bëri thirrje Europës të punojë bashkërisht për të rimbyllur plagën e hapur. “Pikërisht sot duhet një OBSH e riformuar dhe më e fortë, jo më e dobët”.

Në të njëjtën linjë mendimi është dhe homologu i tij gjerman, Jens Spahn, që e cilësoi qëndrimin e presidentit amerikan si një goditje të rëndë ndaj shëndetësisë ndërkombëtare. Spahn tha se agjencia e OKB-së ka nevojë për reforma dhe se BE-ja duhet të forcojë mbështetjen financiare ndaj OBSH-së. “Do të jetë një ndër prioritetet tona gjatë presidencës së radhës europiane”, deklaroi numri një i shëndetësisë gjermane.

“Duhet të evitohen veprimet dhe dobësojnë rezultatet ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje SHBA-së të rikonsiderojë vendimin e marrë”. Kështu thuhet në një notë të përbashkët të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, pas njoftimit të Washingtonit për t’i dhënë fund marrëdhënies me OBSH-në.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!