Pasi u bashkua me Milanin verën e kaluar, Ismaël Bennacer tregoi se është mesfushor i aftë për të kombinuar cilësinë me shumë nuanca vetjake unike. Xhevahiri i Milanit, në një intervistë të gjatë me “Sportëeek”, foli për atë që është personaliteti i tij i fortë në fushë:
“Unë jam bërë nga vetja në një farë mënyre. Që fëmijë më pëlqente të rrezikoja. Si të thuash, isha vetëvrasës. Futbolli më ka ndihmuar të fitoj gjithnjë e më shumë besim te vetja. Megjithatë, mbetem një person diskret, i rezervuar në planin privat”.
Bennacer pranoi se nuk ndoqi mësime për të mësuar italisht, por marrëdhënia e tij me shkollën ka qenë gjithmonë e shkëlqyeshme: “Në shkollë kam qenë shumë inteligjent. Babai im ishte 20 vjeç kur arriti në Francë nga Maroku. Në vendin e tij lloi të punojë në moshën 12 vjeç, në Francë ishte murator. Ai punonte jashtë, edhe kur ishte shumë nxehtë. Po ashtu, në shi, kur bënte shumë ftohtë.
Ai largohej nga shtëpia në orën 6 të mëngjesit dhe kthehej në 6 të mbrëmjes. Sapo vinte në shtëpi, ai shtrihej, sepse nuk kishte forcë të iste. Vetë nuk mundi të lexonte dhe të shkruante, kështu që gjithmonë e ka konsideruar shkollën, gjënë më të rëndësishme për ne, fëmijët.
Vetë na thoshte: Punoj unë për ju, sepse nuk dua që të bëni jetën time. Për këtë ju duhet të mësoni. Ne jemi katër vëllezër. Më i madhi është inxhinier. Një motër studion për t’u bërë avokate. Unë e lashë shkollën 16 vjeç, sepse u mora me futbollin. Një motër tjetër akoma e vazhdon shkollën”.
Në vitin 2015, Bennacer zbarkoi tek Arsenali në një moshë shumë të re, por gjërat nuk funksionuan në Angli: “Unë arrita në Angli në korrik. Dy muajt e parë qëndrova në hotel, sepse nuk doja të shkoja dhe të jetoja në një familje që nuk e njihja. Isha 17 vjeç, nuk mund të jetoja vetëm, kështu që motra qëndroi me mua. Pastaj, Chaines u bashkua me mua, me të cilin isha fejuar që nga shkolla. Ajo do të bëhej gruaja ime në Angli. Në shtator, më në fund, pashë fushën. Në Kupën e Ligës, kundër Sheffield…
Nuk luajta shumë, por nuk kam pendesë. Jam stërvitur me lojtarë të rëndësishëm si Ozil dhe Santi Cazorla. Mbetet fakti se ishte e vështirë të largohesha nga shtëpia ime dhe Franca”.
Mesfushori foli për fëmijërinë e tij në Arles dhe se si arriti të dilte nga një realitet i vështirë: “Vendlindja ime është në jug të Francës, afër Marsejës. Një vend i ngrohtë, në çdo kuptim. Jam rritur në një zonë me etnitete, kultura dhe fe të ndryshme. Është e vështirë, ka shumë të rinj që nuk mësojnë dhe nuk ia dalin dot. Nëse nuk do të isha marrë me futboll, deri në këtë kohë do të kisha përfunduar duke shitur drogë.
Unë isha 14 vjeç, kur miqtë e mi më thanë: Eja, le të shkojmë në lokale nate, të dalim me femra… Unë jo, kurrë. Asnjëherë nuk kam qenë i interesuar për gjëra të tilla. Mbyllesha në shtëpi për të bërë muskuj barku, mbaroja stërvitjen dhe pushoja”.
Pas Arsenalit, Benaccer pati guximin të hedhë një hap prapa, t’ia fillojë përsëri nga Empoli: “Unë ende kisha kontratë 4-vjeçare me britanikët, por shkova atje, ku më donin vërtet. Nuk e njihja Empolin, por pranova të zbrisja nga Serie B italiane, sepse ky ishte klubi që më donte më shumë. Në të njëjtën mënyrë bëra me Milanin, që e zgjodha për historinë e tij, por edhe sepse projekti i tij ishte më i miri për mua”.
Një musliman praktikues, ai sheh te feja një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e tij: “Për mua, feja është gjithçka. Nëse nuk do të merresha me futboll nesër, do të mbetem njeri i Zotit. Prandaj, unë nuk kam frikë nga asgjë dhe askush”.
Në fund, Bennacer ka zbuluar për çfarë ka nevojë Milani: “Ne jemi një ekip i ri, po punojmë dhe rritemi. Në fushë duhet të jemi të bashkuar, madje edhe më kompaktë. Duhet të vdesim për njëri-tjetrin.”