MENU
klinika

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkesë SHBA

Vendimi ndaj OBSH-së/ “Jemi përballë një kërcënimi global, duhet….”

31.05.2020 - 10:44

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të menaxhimit të kësaj të fundit, të situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për rritje të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të mënjanohen”, kanë thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në këtë kontekst, në i bëjmë thirrje SHBA-së të rikonsiderojë vendimin e saj”, është thënë po ashtu në deklaratë, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka prezantuar vendimin në fjalë, duke akuzuar këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara për dështim të kryerjes së “reformave të domosdoshme” në kohën kur SHBA-ja ka shprehur shqetësime për menaxhimin e pandemisë me koronavirus.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë fondet për nevoja tjera globale të lidhura me shëndetin publik.

Trump ka fajësuar sërish Kinën për krizën globale shëndetësore duke thënë se “fshehja e virusit të Vuhanit ka mundësuar përhapjen e sëmundjes në gjithë botën”.

Shtetet e Bashkuara janë financueset më të mëdha të OBSH-së dhe largimi tyre pritet të dobësojë këtë Organizatë. Vetë OBSH-ja nuk e ka komentuar ende vendimin e Trumpit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaku: Kina ka kontroll të plotë

Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!