MENU
klinika

Rikthehen përplasjet mes grupeve të krimit?

Koicidenca e vrasjes së rivalit të Ervin Matës dhe tritoli në hotelin e tij

31.05.2020 - 11:14

Bujar Lika, 37-vjec, i njohur edhe me mbiemrin Hasani është cilësuar nga policia si shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Lac, ku humbi jetën edhe një 53-vjecar si dhe u plagos një 21 vjecar.

Mësohet se Bujar Lika ka qenë i përfshirë në vrasjen e 2015 në zonën e Linzës ku në parkingun e një restoranti u ekzekutua me plumb në kokë, Enton Nikaj. Kjo ka bërë që policia të ngrejë si pistën kryesore të hetimit, një hakmarrje për ngjarjet e së shkuares.

Bujar Lika, pas një beteje ligjore me drejtësinë në 2016 ai mundi të sigurojë pafajsinë nga gjykata e Apelit. Lika është i njohur edhe për lidhje të forta miqësore me kreun e një grupi kriminal kryesisht në fushën e lojrave të fatit.

Pak minuta pas vrasjes së tij në Lac, në kryeqytet pati një shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e familjes së Ervin Matës. Megjithëse nuk ka prova për të faktuar nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, policia po heton më këtë drejtim pasi Mata dhe grupi kriminal me të cilin kishte lidhje viktima Bujar Lika kanë pasur një përplasje të mëparshme në 4 tetor 2018, në zonën e ish-Bllokut ku viktimë mbeti Fabjan Gazha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon ato.

I plagosur nga ngjarja me 3 plumba në këmbë u paraqit ne spital edhe 21 vjecari Kreshnik Tusha, i cili është i vetmi dëshmitar i gjallë në këtë ngjarje dhe dëshmia e tij pritet që të japë të dhëna të vlefshme për grupin hetimor. Në Lezhë dhe Kurbin policia ka shoqëruar rreth 30 persona të dyshuar dhe ose që kanë dijeni për ngjarjen.

Policia ka sekuestruar dhe shumë pamje të kamerave të sigurisë me shpresën se mund të kenë regjistruar autorin e kësaj ngjarje. Policia ka dyshime të forta se edhe autori mund të jetë plagosur, pasi në dorën e viktimës Bujar Lika është gjetur një armë zjarri tip pistoletë që ka kryer qitje.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!