Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë goditur me sende të forta dy persona.
Në pranga kanë rënë dy të rinjtë T. C., 33 vjeç, dhe E. C., 24 vjeç, të cilët pasi e kanë goditur 35-vjeçarin F. L., e kanë mbajtur disa kohë në një dhomë.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Goditën me sende të forta një 35-vjeçar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.
Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.