MENU
klinika

Sa shqiptarë mund të përfitojnë?

Leje qëndrimi për punëtorët sezonalë në Itali, nis sot procesi

01.06.2020 - 10:07

Nis sot procesi i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët klandestinë në Itali. Me propozim të ministres së Bujqësisë Teresa Bellanova, Italia aprovoi pak ditë më parë ligjin për të punësuar me kontratë të rregullt pune mijëra emigrantë ilegalë në disa sektorë të ekonomisë që kanë nevojë urgjente për krah pune.

Prej 1 qershorit e deri më 15 korrik 2020, janë rreth 600 mijë emigrantë të parregullt në territorin italian që u jepet e drejta të paraqesin kërkesën për të marrë leje qëndrimi.

Për këtë duhet të prezantojë një kontratë pune nga një punëdhënës i cili i duhet t’i derdh shtetit një kontribut prej 400 euro.

Mund të kërkojnë këtë të drejtë të gjithë emigrantët ilegalë që janë identifikuar nga autoritetet italiane para datës 8 mars 2020 apo dhe ata që mund të dokumentojnë qëndrimin e tyre në Itali para kësaj date.

Gjithashtu mund të kërkojnë leje të rregullt qëndrimi dhe ata emigrantë me një leje të skaduar duke iu dhënë mundësinë për t’u punësuar.

E në këtë rast emigranti që prezanton kërkesën duhet të derdhë për shtetin një kontribut prej 160 euro.

Leja e qëndrimit do të jetë me një kohëzgjatje 6 muaj me mundësi rinovimi. Sektorët ku është e lejueshme të punësohen janë në bujqësi, blegtori, peshkim, asistencë për persona me aftësi të kufizueshme e punësim shtëpiak.

Janë përjashtuar nga ky proces të gjitha ata emigrantë të cilët kanë marrë një urdhr dëbimi nga autoritetet italiane, janë të dënuar nga krime penale të parashikuara në nenin 380 të kodit penal, janë të dënuar për trafik lëndësh narkotike, për shfrytëzim prostitucioni, e për favorizim emigrantësh klandesitë.

Janë përjashtuar të paraqesin kërkesën për të punësuar emigrantë të parregullt ata punëdhënës që më parë janë dënuar për favorizim e shfrytëzim emigranësh klandestinë.

Ndër 500 mijë emigrantë ilegalë që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky proces, ka padyshim dhe shumë emigrantë shqiptarë.

Disa prej tyre janë punëtorë sezonalë që çdo vit mbërrijnë nga Shqipëria për t’u punësuar gjatë këtij sezoni vere në Itali. Po sa është numri i tyre?

Ugo Melchionda, zëdhënësi i grupit GREI 250 (Grup Rregull Emigrantë Ilegal) i drejtuar nga profesionistë, avokatë, sociologë, studiues e eskpertë të emigracionit e që janë në favor të rregullimit të qëndrimit për çdo emigrant, për RTV Ora informon se numri i shqiptarëve që mund të punësohen për punë sezonale në Itali më 2020 është i njëjtë me atë të një viti më parë.

Eksperti i emgracionit e zëdhënësi i GREI 2020 për RTV Ora thotë se “Deri sa qeveria italiane nuk ka aprovuar një plan të paktën 3 vjeçar për punësimin sezonal, i cili duhet hartuar nga Ministria e Punës e aprovuar në Parlament, kuotat e punësimin sezonal për emigrantë nga vende të tjera bëhen përmes dekreteve qeveritare që firmosen çdo vit. Ka mbi 10 vite që Italia nuk miraton një program 3 vjeçar për punësimin sezonal, i fundit është bërë aprovuar më 2008, e çdo vit kuotat e emigrantëve për punësim sezonal janë fotokopje të njëra-tjetrës. Ligji pëcakton se derisa nuk ka një plan 3 vjeçarë programimi, kuotat e emigrantëve sezonalë nuk duhet të kapërcejnë ato të një viti më parë.”

E sipas analizës së ekspertit të emigracionit, numri i emigrantëve shqiptarë sezonalë për 2020 duhet të jetë i njëjtë me atë të 2019.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë Italiane të Punës, për vitin 2019 ndër 44 mijë kërkesa për puënsim sezonal janë pranuar 18 mijë, e 5 mijë prej tyre vinin nga Shqipëria.

Punëtorët sezonalë shqiptarë në vitin 2019 përbënin 11% të kuotës së përgjithshme e renditeshin të tretët pas atyre që vinin nga India e Maroku.

E rreth 5 mijë do të jetë dhe numri punëtorëve sezonalë shqiptarë që do të kenë mundësi punësimin për 2020 në Itali.

Numri më i lartë i tyre pritet të punësohet në rajonin e Kampanjës.

Ndërsa mbi emigrantët klandestinë shqiptarë që mund të përfitojnë nga procesi i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi, është e pamundur të ketë një parashikim të numrit të tyre pa përfunduar procesi i dorëzimit të kërkesave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen

Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19

"Nuk do të na mbarojnë makaronat!"

A do të vuajë Europa një krize urie?

Skenarët/ Po më pas çfarë do të ndodhë?

Kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit?