MENU
klinika

E shkuara dhe e tashmja

“Çështja shqiptare ndër shekuj” e sjellë me mjeshtëri nga Fahri Xharra

31.05.2020 - 06:12

Prej një viti, lexuesi shqiptar ka pasur privilegjin për të pasur në duar një libër me mjaft vlera, të sjellë me mjaft mjeshtëri nga studiuesi Fahri Xharra. “Çështja shqiptare ndër shekuj”, publikuar në vitin 2016, përmban shkrime të zgjedhura.

Ky libër i mjeshtrit Fahri, përbën diçka të re në yjësinë e letrave shqipe, pasi autori vjen për të grishur ndjenjat dhe vemendjen e shqiptarëve, përmës hulumtimeve të tij të pafundme historike, përmes dëshirës së zjarrtë për të bërë diçka të vlefshme për të gjithë shqiptarët.

Kësisoj, ky libër vjen edhe si një kurorëzim i përpjekjeve të pareshtura, për ti shërbyer çështjes kombëtare me vepra, me qëllimin e një ideali kombëtar në stilin, pasionin dhe çiltërsinë e qëmotshme të rilindjes kombëtare shqiptare, atëherë kur qenë hedhur themelet e pavarësisë së shtetit shqiptar, të gjuhës me analfabet të unifikuar shqip, e kur Kosova e tij martire do të binte në kthetrat e Serbisë shoviniste.

“Çështja shqiptare ndër shekuj”, nga autori dhe publicisti Fahri Xharra është një përshkrim analitik i ngjarjeve të caktura historike, politike dhe kulturore. Në këtë libër, autori sjell materiale të caktuara historike, dëshmi, ndërsa nga ngjarjert si të kohës së vjetër, ashtu edhe ato aktuale, nxjerr shkakun dhe pasojat, nxjerr lakuriq të gjitha dobësitë, shtrembërimet, antivlerat dhe ideologët e errësirës, në dritën e kohës sonë, në përballje me realitetin historik, politik, gjeopolitik, faktet dhe themelet e lashta të popullit tonë pellazgo-ilir. Autori ka trajtuar në mënyrë korrekte ngjarjet, i ka pasqyruar ato me thjeshtësi dhe modesti.

Fahrri Xharra u lind më 4 prill 1951. Inxhinier i diplomuar ne Universitetin e Ljubjanës në degën e Shkencave Natyrore Teknologjike. Me përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare, Xharra punoi në ndërmarrjen zvicerane “Bezema”, si drejtor i shitjes ne Azinë Qendrore nga viti 2004, në Zvicër.

Më herët punoi si drejtor i shitjes për Evropën Juglindore në ndërmarrjen zvicerane CIBA, në Selanik dhe drejtori i shitjes për Afrikën Veriore, në Marok. Në Kosovë ka punuar si shef laboratori dhe drejtor prodhimi në ndërmarrjen “Emin Dukaru” në Gjakovë.

Ka drejtuar edhe ndërmarrjet Përpunimi dhe Tjerrtorja në Gjakovë. Zotëron shumë gjuhë të huaja përfshirë këtu gjuhët frënge, angleze, serbo-kroate, sllovene, gjermane, italiane, rumune, arabe, ruse, greke, e bullgare.

Fahri Xhara tashmë një publicist dhe mbrojtës i çështjes kombëtare shqiptare, është kthyer në një “pasqyrë” historike, ku ndriçon mendjen e të rinjve në lidhje me historine e lavdishme të prejardhjes sonë pellazgo-ilire.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!