MENU
klinika

Reagon për situatën në pikën kufitare të Morinës

Rama: Unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej

01.06.2020 - 15:33

Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën, por nga ana tjetër dhjetëra kamionë që kanë tentuar të kalojnë mallra në pikën kufitare, janë bllokuar.

Atyre u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për dezinfektimin e kamionëve.

Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë.

Pikërisht për këtë, ka reaguar me tone revolte kryeministri Rama.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam  me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen”, shkruan Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!