Qeveria planifikon që vitin që vjen të nisë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, si pjesë e Kaskadës së Drinit. Financimi i veprës së projektuar qysh në vitet 1960, parashikohet të bëhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që në tavolinë janë 2 skenarë, njëri prej të cilëve ka një kosto prej 308 mln euro, ndërsa tjetri 510 mln euro.
Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku realizimi i këtij projekti, jo vetëm që do të rritë prodhimin e energjisë elektrike, por do të optimizojë të gjithë prodhimin e 3 hidrocentraleve të tjerë të kaskadës, ndërsa nga ana tjetër do të shmangë përmbytjet në zonën e Shkodrës.
Administratori i KESH, prezantoi në detaje 2 variantet e propozuar nga konsulenti i kontraktuar për të hartuar studimin e fizibilitetit, ku në rastin më të mirë fuqia e instaluar parashikohet të jetë 210 MË.
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama e konsideroi zbatimin e këtij projekti si tejet të rëndësishëm për zonën në drejtim të përfitimeve ekonomike dhe punësimit.
Paralelisht, Rama njoftoi se shumë shpejt do të bëhet edhe hapja e garës për aksin Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier, ndërkohë që sikurse është bërë e ditur më herët kjo vepër infrastrukturore do të ndërtohet përmes partneritetit publik-privat.