MENU
klinika

Për t’u habitur!

Zgjohesh nga gjumi duke klithur? Kjo është për ty!

05.10.2018 - 21:23

Të gjitha qeniet e gjalla, përfshirë edhe njerëzit, duhet që t’i përshtaten vazhdimisht mjedisit.

Reagimi ndaj stresit është zhvilluar gjatë miliona vjetësh pikërisht për shkak të përshtatjes në situata të reja të luftës për mbijetesë të thjeshtë.

Gjatë historisë së njeriut rrethanat shoqërore dhe zhvillimi sociologjik janë zhvilluar dukshëm ndërkohë që reagimi stresor ka mbetur njëlloj siç ka qenë para miliona vjetësh.

Reagimi ndaj stresit edhe sot nxitet dhe zhvillohet në të njëjtën mënyrë si tek paranjeriu, ndonëse ai u nënshtrohet para së gjithave streseve të shumta mendore, emocionale dhe psikologjike të shoqërisë ku jetojmë dhe jo më sulmeve të mamuthit.

Edhe përkundër kësaj reagohet në mënyrë automatike, në mënyrë të përshtatshme dhe të tepruar si të bëhej fjalë për një luftë dramatike për ekzistencë.

Dallimi kryesor ndërmjet stresit të njeriut bashkëkohor dhe të njeriut të shpellave paraqitet në faktin se paraardhësi ynë i “digjte” hormonet e çliruara në reagimin konflikt-tërheqje në natyrë ndërsa njeriu bashkëkohor duhet të dijë që të përmbahet sepse rregullat e civilizimit nuk ia lejojnë një reagim të tillë.

“Potencialet më të mëdha të pashfrytëzuara i kemi tek vetja, në trurin tonë. Ky potencial është falas, duhet vetëm të dimë ta shfrytëzojmë.”

Por, stresi i vret qelizat e trurit, ndaj nuk duhet ta lejojmë, ose ta shmangim sa më shumë në jetën tonë. Stresi është shkaku kryesor për “çrregullimet” në trurin e njeriut bashkëkohor.

Për stresin ka shumë përkufizime, por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që stresi është një reagim shumë dimensional, i ndërlikuar psiko-neuro-endokrin-imunologjik i njeriut që e përgatit atë për luftë, për largim apo për t’u përshtatur sipas situatës së re.

Sot, ndryshe nga dje, njeriu përballet me shumë përjetime të shpeshta emocionale, të frikës, ndjenjës së këcënimit, mbingarkesës, tensioneve të vazhdueshme psikike, pasigurisë, konflikteve dhe faktorëve të tjerë të shumtë që sjellin pasoja ose shkaktojnë dëmtime të thella funksionale dhe strukturore në tru.

Për këtë arsye stresi është i lidhur me 70-90% të sëmundjeve bashkëkohore dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve edhe shkaktar i më shumë se 70% të sëmundjeve simptomatike.

E frikshme, por çfarë e ka bërë jetën tonë sot të tillë, si ka ndryshuar?

Disa elementë stresorë të rëndësishëm, që na bëjnë të kemi zili kohën e paraardhësve tanë janë:

– Ritmi i shpejtë i jetës;

– Mungesa e kohës për qetësi emocionale dhe fizike;

– Bombardimi me informacione;

Mënyrat e shpejta të komunikimit (si faksi, interneti, telefoni etj.);

– Lufta për të ardhura materiale;

– Puna;

– Problemet financiare;

– Mungesa e kohës për argëtim dhe për aktivitet të rregullt fizik;

– Jetesa në një ambient të zhurmshëm, të pisët;

– Mungesa e kohës për të qëndruar me familjen dhe me miqtë;

– Mungesa e kohës për gjumë të mjaftueshëm dhe çlodhje;

– Mungesa e jetës sociale;

– Mungesa e kontaktit me natyrën dhe në përgjithësi stili jo i natyrshëm i jetës.

Është e qartë se faktorët stresantë kanë ndryshuar shumë më shpejt nga sa mund të mendohet dhe nga sa mund t’i përshtatet njeriu në mënyrë evolutive.

“Stres do të thotë që të zgjohesh në mëngjes duke klithur dhe konstaton se nuk ke fjetur aspak.”