MENU
klinika

Nuk dihet ende shkaku

‘Plas’ arma në mes të natës në Shkodër, plagoset 30-vjeçari

04.06.2020 - 07:27

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e sortme në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 30 vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Serreq të Shkodrës, ku i plagosur ka mbetur 30 vjeçari Vasel Koceku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ndërsa i plagosuri raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen, ndërsa dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit.