MENU
klinika

Kontroll në të gjithë territorin, pranga të riut

Mbi 100 policë e dronë inteligjentë aksion në Fier

04.06.2020 - 07:59

Policia e Shtetit dhe agjentët anti-drogë po zhvillojnë një superaksion anti-drogë në Fier. Mësohet se në aksion janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Policia njofton se deri në zonën e Pishporos pas aksionit disa-orësh nuk u konstatua asnjë bimë kanabisi. Ndërsa në Cakran është konstatuar një rast tentative për kultivim, ku është arrestuar 27-vjeçari F. M.

Njoftimi i policisë:

Fier – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore. Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

#ShqipëriPaKanabis

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier