Revista më prestigjioze në botë “Dezeen”, i ka kushtuar një artikull të gjatë, arkitekturës dhe dizajnit që ditët e sotme, po përshtaten gjithnjë e më shumë me natyrën.
Në artikull, trajtohet një projekt i studios italiane Stefano Boeri Architetti dhe kompanisë shqiptare të ndërtimit SON-Group.
Me titull “Tirana Riverside”, në afërsi të lumit të Lanës, projekti synon t’u përgjigjet nevojave të situatës që solli koronavirusi.
“Kjo është lagjja e parë në Evropë, që është projektuar si marrëveshje me qeverinë dhe autoritetet lokale, për t’iu përgjigjur fazës së paspandemisë, duke përmbushur kërkesat e krizës aktuale”, – thekson arkitekti Boeri, për “Dazeen”.
Me projektin, Stefano Boeri Architetti ka synuar të krijojë një “lagje-qytet”, që do të përfshijë teknologji, kopshte të gjera mbi çati, apo tarraca dhe të tjera ndërtesa, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qëllimi i këtyre projekteve është përmirësimi i hapësirave të gjelbra, gjë që e kuptuam më mirë këto kohë, kur e vetmja zgjidhje ishin pikërisht, këto hapësira dhe jo ato të mbyllurat.