Këtë verë mund të vishni ç’të doni, vetëm me një kusht: të jenë në ngjyrat më poshtë! Ngjyrat kanë fuqinë të krijojnë një look të pastër apo të dukesh e veshur shtrenjtë, por sigurisht jo të gjitha. Këtë vit, hiqni dorë nga shkëlqimi, xixat dhe fokusohuni tek nuancat më poshtë.
#1. Jeshilja pastel
E veçantë dhe ndryshe nga çfarë do t’ju rrethojë.
#2. Rozë e fortë
Mundësisht vishuni me këtë tonalitet të rozës nga koka gjer tek këmbët! Do të pyesin veten nga keni zbritur.
#3. E bardha
Asgjë nuk e zbeh fuqinë e kësaj ngjyre. Tregon elegancë, finesë dhe askush s’mund të kritikojë zgjedhjen tuaj.
#4. Bojëqielli e zbehtë
Ngjyra më popullore e këtij sezoni.
#5. Bezhë
Nuk ka rëndësi sa shpenzoni për një veshje, nëse ka këtë ngjyrë, do të dukeni chic!
Burimi:Who What Wear