Napoleon Bonaparti, lindur më 15 gusht 1769 në Korsikë, me prejardhje italiane. U bë oficer i ushtrisë më 1785, duke nisur një karrierë ushtarake të shkëlqyer, ndoshta më të shkëlqyerën qysh nga Aleksandri i Madh.
U bë konsull i Parë më 1799 dhe perandor i Francës. Me fitoret e njëpasnjëshme ndaj koalicioneve europine, ai e shtriu sundimin francez në pjesën më të madhe të Europës, duke e bërë Francën një superfuqi kontinentale.
Ai abdikoi dy herë, herën e parë më 1814, pas rënies së Parisit në duart e armiqve të tij, dhe më 1815, kur iu dorëzua britanikëve pas humbjes së Uatërlosë. Ai vijon të shihet edhe sot si një hero kombëtar francez, me varrin e vet tëk Les Invalides, në Paris.
Trashëgia më jetëgjatë e Napoleonit është sistemi i të drejtës civile dhe shumë institucione në Francë, që mbajnë dhe sot emrin e tij. Vdiq në mërgim në ishullin e Shën Helenës
20 prill, 1814
USHTARË TË GARDËS SIME TË VJETËR: Lamtumirë! Për njëzet vjet të tëra unë kam qënë gjithmonë me ju në rrugën e nderit e të lavdisë. Në këto kohët e fundit, sikurse dhe në kohët e begatisë sonë, ju keni qenë gjithmonë shembull i guximit dhe i besnikërisë. Me burra si ju, kauza jonë nuk do të kishte humbur kurrë; por lufta do të kishte qenë pa mbarim; ajo do të kishte qenë një luftë civile dhe kjo do t’i kishte sjellë Francës fatkeqësi të rënda.
Unë kam sakrifikuar të gjithë interesat e mija për interesat e vendit. Unë tani po iki miqtë e mi, por ju do të vjoni t’i shërbeni Francës. Lamtumira e saj ka qenë mendimi im i vetëm. Ajo do të mbetet përsëri synimi i dëshirave të mia. Nuk dua t’ju vijë keq për fatin tim. Nëse unë kam zgjedhur të mbetem gjallë, këtë e kam bërë për t’i shërbyer lavdisë suaj.
Unë kam ndër mend të shkruaj historinë e atyre fitoreve të mëdha që kemi arritur së bashku. Lamtumirë miqtë e mi! Do të dëshiroja t’ju shtrëngoja të gjithëve në krahët e mi.