Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.
Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar përjetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jerusalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Për ata që i kanë lexuar librat e tij, gjuha e tij e thjeshtë për tu kuptuar por aq e larmishme dhe krijuese të mbetet gjithnjë në mendje pasi ke lexuar pjesë nga pena e tij. Kemi zgjedhur 10 nga shprehjet kuptimplotë të shkëputura nga veprat e tij:
“Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.”
“Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!”
“Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.”
“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.”
“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.”
“Të falësh nuk do të thotë të harrosh.”
“Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.”
“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.”
“Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.”
“Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.”