MENU
klinika

Rama publikon shifrat

“77 mijë bizneseve, 209 mijë punonjësve u është miratuar paga e luftës”

04.06.2020 - 15:13

Kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë pandemisë pagat e luftës u janë miratuar 77 mijë e 221 bizneseve si dhe 209 mijë e 316 punonjësve.

38,672 biznese me 65,078 punonjës kanë përfituar deri tani për pagë lufte nga paketa e parë teksa nga paketa e dytë kanë përfituar pagë lufte 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

STATUSI NGA EDI RAMA

?Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta.

Sot në disa biznese në Tiranë, përfitues të “Paketës së Parë” 26,000 lekë dhe “Paketës së Zgjeruar” prej 40,000 lekë.

Deri tani janë miratuar “paga lufte” për 38,672 biznese me 65,078 punonjës.
Ndërsa janë miratuar pagesat nga “Paketa e Zgjeruar” për 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

Ftojmë të gjitha bizneset, që plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjore që të aplikojnë deri nesër, në llogarinë e deklarimit elektronik në e-Filing https://efiling.tatime.gov.al/ për të siguruar mbështetje për punonjësit e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Besa Shahini i përgjigjet mësuesve

“Pse nuk marrim bonus si infermierët dhe mjekët?”