05.06.2020 - 07:38
70 gra, punonjëse të një fasonerie i zunë derën mëngjesin e sotëm Drejtorisë së Tatimeve në Durrës duke protestuar për mosmarrjen e pagës së luftës.
Ato thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda pa u zgjidhur më parë problemi i tyre.
Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të hyjnë nga dera e pasme.
Protesta po monitorohet nga policia. Punonjësit e fasonerive në vijim kanë protestuar për mosmarrjen e pagës së luftës.