MENU
klinika

"Kina dhe Rusia po shfrytëzojnë protestat, ja çfarë rrezikohet!"

Trazirat në SHBA pas vdekjes së George Flyod, ekspertët e BE ngrenë alarmin

05.06.2020 - 09:15

Propaganda e bazuar në lajme të rreme nga organe dhe aktorë që i atribuohen udhëheqjes politike të Kinës dhe Rusisë nuk ka mbaruar.

Këtë herë, në shënjestër janë përplasjet mes policisë, gardës Kombëtare dhe protestuesve ne Minneapolis të SHBA.

Ndërhyrjet ruse dhe kineze kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhjet amerikane në muajin nëntor si dhe ana tjetër të forcojnë pozitat e Vladimir Putin dhe Xi Jinping përballë problemeve të tyre të brendshme.

Kështu ka deklaruar EuVsDisinfo, njësia speciale e shërbimit të jashtëm të Komisionit Evropian që monitoron informacionet e rreme që prekin Perëndimin teksa përpiqen për të destabilizuar autoritetet e tij.

Pas muajsh në të cilat propaganda ishte përqendruar në Covid-19, tani duket se po kalohet në Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së afrikano amerikanit George Floyd. Rusia, shkruajnë ekspertët evropianë, përdor dy narracione të ndryshme, një për qëllime të jashtme dhe një për qëllime të brendshme. Nga njëra anë, po përpiqet të shfrytëzojë protestat për të krijuar përçarje dhe të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nga ana tjetër, me lajme të rreme për përdorim të brendshëm pro-Putin.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet