MENU
klinika

Shfrytëzim prostitucioni, trafik droge e vrasje

OFL godet 3 ‘të fortët’ në Lezhë

05.06.2020 - 10:23

Operacioni Forca e Ligjit shkon në Lezhë ku i kërkon burimet e pasurisë tre personave të dënuar për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge e vrasje.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– G. Ç., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
– A. P., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
– P. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.