Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje opozitës që të jetë e qartë në kërkesat e saj sa i takon dialogut për gjetjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.
Në një konferencë të përjavshme tashmë për mediat, kreu i shtetit theksoi se palët duhet të lënë mënjanë arrogancën, për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të plotësuar një ndër kushtet e vendosura nga Bundestagu.
“Besoj se mesazhet kanë qenë të qartë. Mesazhi im për opozitën është që të jetë e qartë, të bëjë maksimumin për konsensus dhe të koordinojë sa më ngushtë me partnerët tanë dhe me komisionerët dhe Bundestagun. Ta shohin me vëmendje reformat në Shqipëri dhe anën substanciale dhe cilësinë e tyre. Është e rëndësishme që të tregojnë të gjithë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme që mos të intimidojnë qytetarët, as më arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre.” tha Meta.