MENU
klinika

Studim

Shqipja, ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt

05.06.2020 - 06:57

Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar.

Ky është përfundimi i Institutit për Shërbime të Jashtme që ka përzgjedhur gjuhët kryesore në botë, duke i klasifikuar ato sipas shkallës së vështirësisë në zënien e tyre, transmeton Konica.al.

Me këtë rast është krijuar një hartë me ngjyra që tregon gjuhët e ‘vështira’ dhe ato të ‘lehta’ për t’u mësuar.
Gjuhët romane, që mbështeten në tabanin latin, janë më të kapshmet, dhe përfshijnë frëngjishten, spanjishten, italishten dhe romanishten.

Sipas studiuesve, këto gjuhë mund të përvetësohen brenda 24 javëve.

Në atlasin e gjuhëve evropiane, shqipja bashkë me gjuhët sllave janë renditur në kategorinë e katërt, që do të thotë se ato janë ndër më të vështirat për t’u mësuar, dhe zënia e tyre kërkon hiç më pak se 44 javë përpjekje.