MENU
klinika

Deklarata e papritur e Kishës Greke

“Joga nuk pajtohet me besimin e krishterë”

05.06.2020 - 13:25

Gjatë karantimit, prej mbylljes nga koronavirusi, në shumë vende të botës u përhap praktika e jogës, tashmë tepër në modë, e këshilluar në median sociale për t’u relaksuar gjatë periudhës së pandemisë.

Por Kisha Ortodokse në Greqi, e shqetësuar për përhapjen e disiplinës indiane ka ndërhyrë fuqishëm mbi këtë çështje.

“Joga është absolutisht e papajtueshme me besimin tonë dhe nuk ka hapësirë në jetën e të krishterëve”, afirmoi Sinodi i Shenjtë.

“Është një aspekt themelor i fesë hindu, nuk është thjesht një ushtrim fizik”, saktësoi Sinodi, duke shtuar se kishte vendosur të ndërhynte pasi media të ndryshme rekomanduan jogën si një mjet për të luftuar stresin gjatë pandemisë së Covid-19.

Kisha Ortodokse, një ndër institucionet më të fuqishme në Greqi ka një ndikim të fortë në politikë dhe në shumë aspekte të jetës sociale dhe në fillim të pandemisë ngjalli polemika, duke pretenduar se koronavirusi nuk përhapet përmes procesit të kungimit.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain