MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohet diarreja?

06.06.2020 - 10:00

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si trajtohet diarreja?

Mjeku: Në shumë raste zëvendësimi i lëngjeve të humbura gjatë diarresë për të parandaluar dehidrimin, është i vetmi trajtim i nevojshëm. Ilaçet për të parandaluar diarrenë mund të jenë ndihmëse në disa raste por nuk rekomandohen për persona që si shkak diarreje kanë infeksionet bakteriale apo parazitare.

Në këto raste, diarreja është një reaksion mbrojtës i organizmit. Duke e ndaluar atë, e lemë mikroorganizmin shkaktar në zorrë duke zgjatur kështu problemet. Si alternativë mjeku mund të japë terapi me antibiotikë.

Diarretë virale trajtohen gjithashtu me medikamente ose lihet të mbarojnë procesin
e tyre në varësi të ashpërsisë dhe llojit të virusit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.