MENU
klinika

"Nuk e mora vesh çfarë kërkoi, ne i thamë prerë…"

A do ta votojë Reformën Zgjedhore opozita parlamentare? Murrizi flet pas takimit

06.06.2020 - 10:48

Deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar votën kundër në Kuvend të opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore, për të cilën një ditë më parë mazhoranca dhe opozita e bashkuar arritën një marrëveshje.

Këtë ai e bëri me dije pas takimit 90 minutësh në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, se bashku me tre kolegët, deputeten Rudina Hajdari, Edmond Stojku dhe Nimet Musai.

“Nuk e mora vesh cfarë kërkoi, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj, kishim shkuar të thonim qëndrimin tonë kundër me firmat e 39 deputetëve ne nuk votojmë asgjë në parlament që është jashtë asaj që kemi kërkuar prej 15 muajsh. Ne i thamë që nuk votojmë asnjë lloj pazari, kërkojmë lista të hapura ndryshe nuk votojmë. Qëndrimi ynë është korrekt dhe i palëkundur: administratë zgjedhore. lista të hapura dhe votë emigrantësh”, tha Murrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN