06.06.2020 - 19:59
Lideri i opozitës greke Aleksis Tsipras ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes së Detit me Shqipërinë.
Ai i bëri thirrje kryeministrit grek Kiriakos Micotakis që të mbyllë sa më shpejt këtë marrëvshje.
“Mitsotakis duhet te thërrasë liderët politikë ne vend dhe të vendosim nëse do të vazhdojmë strategjinë për marrëveshjen e detit me Shqipërine apo te ndryshojmë strategji.Jam i gatshem te jap pelqimin tim ndaj vendimeve që qeveria mund të marrë, duke iu referuar strategjisë kombëtare të dobishme për të mbyllur marrëveshjen për zonen ekskluzive ekonomike me Shqipërinë”, tha ai.