07.06.2020 - 09:06
Qyteti i Krujës vazhdon që të mbetet ende aktiv përsa i përket përhapjes së koronavirusit. Mësohet një nga 22 teste që janë bërë në 24 orët e funti njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
E infektuara mësohet se është një grua e cila ka pasur kontakt me të infektuarit e mëparshëm nga fasoneritë.
Ndërkohë një ditë më parë në këtë qytet janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe 3 raste të tjera.
Deri më tani numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë është 1232, ndërkaq kanë humbur jetën 34 persona.