Konfindustria ka mbështetur nismën e qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, me financim publik.
Përmes një njoftimi për mediat, administratori Gjergj Buxhuku thotë se projekti i këtij HEC-i është me përfitim ekonomik dhe rikthim të sigurt të investimit.
Njoftimi:
Konfindustria mbështet nismën e shpallur së fundmi nga ekzekutivi për ndërtimin e HEC-it të Skavicës nëpërmjet mënyrës së financimit publik të drejtëpërdrejtë.
Projekti i Hec-it të Skavicës është me përfitim ekonomik të qartë, rikthim të sigurtë të financimit dhe me ndikim pozitiv në gjithë prodhimin e energjisë të kaskadës së lumit Drin.
Financimi i projektit i përllogaritur të HEc-it të Skavicës në afër 600 milion $ është i mundshëm të garantohet nga buxheti i shtetit edhe në kushtet e vështira të sotme pas pasojave të rënda ekonomike të epidemisë Corona 19 dhe tërmetit të 26 nëntorit 2019 për arsye të shtrirjes në disa vite të ndërtimit të veprës dhe shkallës së lartë të efektivitetit të investimit.
Konfindustria vlerëson, se vendimi për ndërtimin e me financim nga buxheti i shtetit duhet të zgjerohet edhe në projekte të tjera në sektorët strategjikë. Mënyra e mësipërme e financimit është e mirëpritur si alternativë më efektive në interesin publik krahësimisht mjaft projekteve problematike, të papërligjura ekonomikisht dhe mundësi të larta korrupsioni dhe subjektivizmi si PPP/partneritetit publik-privat, koncesioneve, etj. të përdorura në shumicë deri tani.
Konfindustria vlerëson, se financimi publik i veprave të mëdha në sektorët strategjikë duhet të zgjerohet edhe si bashkpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si nxitës i krijimit të Tregut Kombëtar. Gjithashtu, financimi në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë është mjet i rëndësishem i praktikuar në shtetet e zhvilluara për zbutjen e pasojave të krizave ekonomike, sikurse po përballet ashpër Shqipëria dhe Kosova
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm