MENU
klinika

Pas takimit me drejtorin e Policisë së Shtetit

I kërkoi personalisht ndjesë, Zaida Çobo tërheq padinë ndaj Ardi Veliut

07.06.2020 - 19:09

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia tërheq padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ish-banorja e Big Brother, ka vendosur të tërheqë padinë pas takimit me Ardi Veliun.

Policia e shtetit njoftoi sot se Veliu u takua me Çobon për t’i kërkuar personalisht ndjesë, për publikimin e një video ku ajo shfaqej me pistoletë në dorë. Video më pas rezultoi të ishte filmuar me pistoletë lodër gjatë xhirimeve të një filmi.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj,” u shpreh kryepolici Ardi Veliu.

Kujtojmë se pak ditë pas publikimit të videos, Çobo vendosi ta padisë Veliun për cënimin e dinjitetit dhe nderit me publikimin e të dhënave personale duke i kërkuar 1 milion lekë dëmshpërblim.

dghethjer45j54j.jpg