“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të trajtoj Borsitin?
Mjeku: Zakonisht në format akute, që nuk lëvizin dot krahun, duhet të përdoren kortizonik te supi me injektim intraartikular. Këto gjilpëra bëhen me diferencë një javë nga njëra-tjerta dhe më pas mund të bëhet pas 2 0se 3 javësh. Mjaft të rekomandueshme janë kompresat me akull që duhet të vendosen në sup dhe në rast të skuqjes së lëkurës, duhet të përdoren antibiotikë, sepse kjo simptomë tregon për praninë e një infeksioni. Gjithashtu rekomandohen pomada antiinflamatore për qetësimin e dhimbjes. Natyrisht rekomandohet një pushim absolut dhe shmangia e çdo lloj aktivitetit fizik deri në rikuperimin e plotë.
Po ashtu rekomandohet trajtim dhe kontroll i menjëhershëm te mjeku specialist, pasi kjo është një sëmundje që përparon shpejt
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.